FOTO/ Këngëtarja Genta Ismajli humb njeriun e shtrenjtë të familjes, dedikimi prekës: Iku një pjesë e shpirtit tim!

Showbiz

FOTO/ Këngëtarja Genta Ismajli humb njeriun e shtrenjtë të

Këngëtarja Genta Ismajli po kalon momente të vështira në jetën e saj.

Ajo sot është në zi për shkak të vdekjes së babait të saj Mukadem Ismajli.

Lajmin e hidhur e dha vet ajo përmes një postimi prekës në Instastory.

"Babi im, drita e syve të mi, sot bashkë me ty iku edhe një pjesë e shpirtit tim

Faleminderit për çdo përqafim, çdo këshillë dhe për dashurinë e madhe që vetëm ti dije të më japësh.

Do të të kërkoj në çdo sekondë të jetës sime, në çdo hap e në çdo sukses timin, sepse ti do të jesh përgjithmonë engjëlli im mbrojtës.

Pusho në paqe, BAB.

Të dua dhe do të të dua gjithmonë!", ka shkruar ajo.

 

ME TE LEXUARAT