FOTO/ Klea Huta dhe Elgit Doda finalizojnë ndarjen e tyre?

Showbiz

FOTO/ Klea Huta dhe Elgit Doda finalizojnë ndarjen e tyre?

Zërat për një ndarje të mundshme mes Klea Hutës dhe Elgit Dodës janë rikthyer sërish.

Ndonëse muaj më parë çifti i mohoi këto thashetheme, veprimet e fundit në rrjetet sociale tregojnë një situatë ndryshe.

Si Klea ashtu edhe Elgiti kanë fshirë fotot e përbashkëta nga llogaritë e tyre përkatëse në Instagram.

FOTO/ Klea Huta dhe Elgit Doda finalizojnë ndarjen e tyre?

Për më tepër, ditën e sotme (me rastin e Ditës së Verës) Klea është parë duke festuar nën shoqërinë e miqve dhe djalit të saj. Në postimin e saj të fundit në Instastory, ajo ka ndarë një foto bardhë e zi me të birin, ndërsa vihet re mungesa e Elgitit.

Deri në këto momente, nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga asnjëri prej tyre lidhur me statusin aktual të marrëdhënies./ORA

ME TE LEXUARAT