FOTO/ Marsela Çibukaj bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e fëmijës: Na është mbushur jeta!
Lajmifundit
/
18 Gusht 2026, 17:30
Showbiz

Marsela Çibukaj dhe partneri i saj, Vitmar Basha janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale, ndërsa ka ndarë edhe foto nga momenti i ëmbël.
Artistja ka zbuluar se ka sjellë në jetë një djalë, që e kanë pagëzuar me emrin Dajt.
Marsela ka ndarë një foto nga shtatzënia e saj, si dhe një foto teksa bashkë me partnerin mbajnë këmbët e vogla të djalit.
“E di…S’kemi qenë shumë aktivë në rrjete sociale, por na është mbushur jeta, shpirti dhe zemra plot. Dajt Basha”, ka shkruar ajo.




