Performanca e DJ ALOK në Vlorë krijon atmosferë magjike (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga performanca e DJ ALOK mbrëmë në Vlorë, duke sjellë momente nga një prej netëve të muzikës elektronike që tërhoqi mijëra qytetarë dhe vizitorë në Lungomaren e qytetit.
Në postimin e tij, Rama e ka cilësuar mbrëmjen si magjike, duke ndarë pamje nga atmosfera e krijuar gjatë performancës së artistit brazilian, një prej emrave të njohur të skenës elektronike ndërkombëtare.
“Mijëra drita e njerëz që kërcyen me muzikën e DJ ALOK”, shkroi Rama, duke vënë në pah atmosferën festive të krijuar përgjatë Lungomares së Vlorës.
Performanca e DJ ALOK u zhvillua në kuadër të aktiviteteve muzikore të sezonit veror, duke e kthyer Vlorën në një tjetër pikë të rëndësishme të eventeve të mëdha artistike dhe kulturore gjatë muajit gusht.
DJ ALOK, me famë botërore, performoi për herë të parë në Shqipëri, si pjesë e edicionit të dytë të Dansemusik Festival.
Dansemusik Festival u rikthye këtë vit me edicionin e tij të dytë, duke e shndërruar Lungomaren e Vlorës në një skenë të madhe muzikore, si pjesë e aktiviteteve artistike dhe kulturore të sezonit turistik veror.


