Gjesti me Lamborghini pas BBA Vip, Rea Shena: Bie ndesh me çfarë shfaqi në shtëpi…!

Showbiz

Gjesti me Lamborghini pas BBA Vip, Rea Shena: Bie ndesh me çfarë

E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Rea Shena, menaxhere artistësh dhe rekrutuese talentesh. Ajo ka diskutuar më shumë se sa mund ta menaxhojnë famën dhe popullaritetin ish-banorët e BBV4…

Pjesë nga intervista:

Ronaldo: Pas fitores në BBV, Gjesti bëri një status shumë të thjeshtë dhe të shkurtër në Instagram ku falënderonte fansat e tij.

Nga ana tjetër ai postoi foto në një makinë Lamborghini dhe me një orë të shtrenjtë në dorë. Çfarë tregon kjo për një djalë që gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, është dukur shumë i thjeshtë?

Rea: Po të marrim statusin që ka postuar direkt pas BBV, është i varfër, sidomos nga mënyra e gjuhës që është shkruar.

Por mendoj që herë pas here, menaxherët e artistëve, se me sa di unë Gjesti e ka një menaxher personal, përdorin këtë taktikën që të duket sikur statusi është shkruar vetë nga artisti, për t’i bërë njerëzit të ndihen sa më afër, të besueshëm, që shkruajnë me një gjuhë shumë të thjeshtë, ose siç Gjesti flet zakonisht, dhe shkruajnë statuse shumë të thjeshta që t’i bëjnë njerëzit dhe fansat e Gjestit që të mendojnë se ‘Gjesti na e vari, u mor me ne edhe pas BBV’.

Mendoj që ky status edhe mund të jetë i shkruar nga Gjesti, por mund të jetë dhe një taktikë e menaxherit të tij, që ka shkruar për Gjestin si Gjesti.

Ronaldo: A duhet të kishte një reagim më të mirë te ky status?

Rea: Unë për veten time, do të kisha sugjeruar një status pak më të kuruar dhe pak më profesional, por ky është më brand me Gjestin dhe me atë se çfarë Gjesti shfaqi. Pas daljes nga BBV, me fotot që përmende me Lamborghini dhe ora, këtu bie në ndesh shumë me ato çfarë është shfaqur në BBV dhe se çfarë po bën direkt pas daljes. Në showbizin botëror këto gjëra ndodhin çdo ditë.

Ronaldo: Por në shoqërinë tonë, ku shumica është e varfër, të dashuron kur ti je i varfër…

Rea: Këtu ke shumë të drejtë, njerëzit pëlqejnë njerëzit që janë si vetja e tyre. Mendoj që kjo ishte një lojë edhe për gjëra të tjera që nuk do të doja t’i diskutoja. Ishte një tip ‘beef’ mediatik me Jozin. /TAR/

ME TE LEXUARAT