Humbi jetën 4 muaj më parë, bashkëshortja e Shpat Kasapit rrënqeth me deklaratën prekëse: Për Roelin bota ishte ti

Showbiz

Humbi jetën 4 muaj më parë, bashkëshortja e Shpat Kasapit

Këngëtari i njohur Shpat Kaspai humbi jetën 4 muaj më parë pas një arresti kardiak që i goditi zemrën më 26 nëntor. 

Partnerja e tij, Selvije Jao ka postuar në “InstaStory” një foto ku shihet këngëtari së bashku me djalin e tij. Gjithashtu ajo ka bërë një dedikim prekës ku shkruan: “Për botën ishe ylli i skenës, por për Roelin BOTA ishe vetëm TI! 4 muaj pa ty por gjithmonë në zemrat tona. Na mungon çdo sekondë Shpat”.

Kujtojmë se Shpat Kasapi ndërrojë jetë në Itali ku ishte së bashku me familjen për kurimin e djalit të tij.

Gjatë karrierës së tij, Kasapi mori pjesë në festivale të rëndësishme dhe realizoi bashkëpunime që lanë gjurmë te publiku. Ai vazhdoi të ishte aktiv dhe i pranishëm në muzikë, duke ruajtur popullaritetin edhe vitet e fundit.

ME TE LEXUARAT