“Je kërmill, vetëm lëpihesh”, Akili nuk ndal debatet në Ferma VIP: Vajza e Agim Bajkos…

Aktori Akil Varfi duket se nuk ka ndërmend të bëjë pushim në këtë edicion të Ferma VIP 3. Që në ditët e para, ai ka qenë protagonist i shumicës së debateve, të cilat nuk kanë munguar të diskutohen edhe gjatë spektaklit të mbrëmshëm.
Ndërkohë, sot, me nisjen e ditës, Akil ka intensifikuar përplasjet me vajzat, kryesisht me Sarën, Malborën dhe Blerinën, duke e vendosur veten në qendër të konflikteve brenda shtëpisë.
Gjatë përplasjes së tij me Malborën, ai e krahasoi atë me një kërmill:
“Më dukesh si kërmill. Kur e pyetën kërmillin si shkove në mal, tha duke u lëpirë. Je kërmill. Ti vetëm lëpihesh,” iu drejtua ai me ironi.
Ndërsa me Sarën, Akili nuk nguroi të shprehë mendimin e tij ironik:
“Dua të të shoh jashtë. Nuk je për ne, je nivel i lartë,” i tha ai, duke e sfiduar publikisht.
Debati me Blerinën vazhdoi edhe gjatë spektaklit të mbrëmshëm, ku Akili nuk nguroi të përmendë edhe babain e saj, artistin Agim Bajko:
“Ju jeni grupi i grave të bashkuara. Ku është Malbora, Sara dhe vajza e Agim Bajkos. Do e përmend se ma përmendën,” tha ai, duke intensifikuar tensionet në fermë.
Ndërveprimet e tij me banoret kanë tërhequr vëmendjen e publikut dhe pritet të sjellin zhvillime të tjera të forta në episodet e ardhshme të reality-show-t.


