“Më e mira për të gjithë...”/ Nikol zbulon a ka komunikuar me nënën pas daljes nga BBV 5

Showbiz

“Më e mira për të gjithë...”/ Nikol zbulon a ka

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Nikol, ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio.

Në një moment gjatë intervistës, moderatorja Jonida Aliçkolli, e pyeti Nikol për raportin me nënën e saj, nëse ka komunikuar me të pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ajo u shpreh që nuk ka komunikuar me të dhe kjo ‘është më e mira për të gjithë që të qëndrojë kështu’.

Pjesë nga intervista:

Jonida: Pa ju hyrë detajeve fare dhe pa dashur të të ngacmoj aty ku ti nuk do, dua vetëm të di nëse pas daljes ti ke patur një kontakt me nënën tënde?

Nikol: Jo dhe mendoj se është më e mira për të gjithë që të qëndrojë kështu. Duke qenë se siç e kam cekur dhe në intervista të tjera, është diçka që ka patur mjaftueshëm kohë për t’u procesuar dhe për t’u kaluar. Kështu që jeta është shumë e bukur dhe vazhdon.

Jonida: Duke qenë se formati i “Big Brother” e ka edhe këtë fuçi, pra që të të vërë ty në pah pjesët e tua më të mira, vështirësitë që ke pasur në jetë, të prekësh zemra, është dhe një derë pastaj që mund të lihet e hapur.

Nikol: E vërtetë

Jonida: Në momentin që do të ndodhë kjo, të them të drejtën do të ishim shumë të lumtur që sido që të jetë historia më pas, ti t’a jetosh ashtu siç e ndjen ti, dhe në momentin tënd të duhur. E pashë që u preke dhe nuk dua të të ngacmoj në detaje.

Nikol: Faleminderit.

 

ME TE LEXUARAT