Krizë në martesë? / Heidi Lushtaku fshin mbiemrin “Demiral” nga Instagrami e heq fotot me futbollistin turk

Modelja me origjinë nga Kosova, Heidi Lushtaku, ka tërhequr vëmendjen e mediave turke pas një ndryshimi të fundit në profilin e saj në Instagram, i cili ka ngritur pikëpyetje mbi martesën e saj me futbollistin turk Merih Demiral.

Heidi ka hequr mbiemrin “Demiral” nga profili i saj në rrjetin social dhe është rikthyer të prezantohet vetëm si Heidi Lushtaku.
Ndryshimi është vënë re menjëherë nga mediat turke, të cilat kanë nisur të aludojnë për një krizë të mundshme në marrëdhënien e çiftit.

Megjithatë, deri më tani, as Heidi dhe as Merih Demiral nuk kanë bërë ndonjë deklaratë publike që të konfirmojë një ndarje apo krizë mes tyre.
Një tjetër detaj që e lë situatën të hapur është fakti se të dy vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Duke qenë se Lushtaku prej vitesh është aktive në modeling dhe në rrjetet sociale, rikthimi te emri me të cilin është njohur profesionalisht mund të lidhet edhe me angazhimet e saj në karrierë.
Heidi Lushtaku dhe Merih Demiral janë të martuar që prej vitit 2021 dhe së bashku kanë dy djem.
Për momentin, ndryshimi i profilit në Instagram mbetet i vetmi fakt i konfirmuar, ndërsa aludimet për një krizë apo ndarje mes çiftit vazhdojnë të mbeten në kuadër të spekulimeve të mediave turke.





