Moderatori i Top Channel i habit të gjithë, heq kravatën dhe lë studion: Do futem në Big Brother VIP, nga tani fillon…

Showbiz

Moderatori i Top Channel i habit të gjithë, heq kravatën dhe

Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga nisja e edicionit të pestë e spektaklit më të madh, “Big Brother Vip”, është zbuluar një nga banorët. Ai është moderatori i emisionit “Top Talk Economy”, Angelo Haruni, i cili e ka zbuluar vetë se nga nesër, do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Ky është emisioni im i fundit, është nga ato momente e vështirë të flasësh sepse vjen i paparashikuar. Dua të falenderoj ekipin tim, të gjithë ata që punojnë me përkujdesje pas kamerave që ky emision të egzistojë. Falenderoj publikun, shikuesve tanë besnikë. Faleminderit bashkëpunëtorëve me të cilët kam ndarë mendime, diskutime dhe debate për tema të ndryshme online dhe në studio. Sot e mbyll këtë kapitull, për të nisur një tjetër. Nga nesër do të jem banor i shtëpisë së ‘Big Brother VIP’. Sapo të dal nga kjo studio, do shkon në izolim aty ku duhet të mbyllen banorët para se të futen në shtëpi. Do dorëzoj telefonin për të ndenjur pa kontakt deri në hyrjen si konkurrent. Nga ky çast loja nis e barabartë për të gjithë. Në atë shtëpi nuk shkohet me plan. Ju më keni ndjekur deri më tani me kostumin e ekonomistit. Aty do më shihni ndryshe, një version më pak të moderuar, më të vërtetë, me gabime, forcë, kurajo dhe vendosmëri. Shpresoj që mbështetja juaj të më ndjekë dhe aty”– tha ai.

Haruni prej kohësh është drejtues në këtë emision në Top Channel ku trajton çështje me interes publik ekonomik.

Moderatori i Top Channel i habit të gjithë, heq kravatën dhe

ME TE LEXUARAT