Ndërron jetë në moshën 56-vjeçare këngëtari i njohur, fitues i çmimit Oscar, pas aksidentit me motor (EMRI)

Showbiz

Ndërron jetë në moshën 56-vjeçare këngëtari

Kantautori dhe aktori irlandez Glen Hansard, fitues i çmimit Oscar ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare.

Sipas mediave ndërkombëtare, Hansard humbi jetën në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, pas një aksidenti me motoçikletë në Lucan, në periferi të Dublinit.

Policia irlandeze bëri të ditur se ai u trajtua fillimisht në vendngjarje nga ekipet e emergjencës, por ndërroi jetë pak më vonë si pasojë e plagëve të marra.

Ndërron jetë në moshën 56-vjeçare këngëtari

Hansard u bë i njohur ndërkombëtarisht me filmin muzikor Once (2007), ku interpretoi përkrah këngëtares çeke Marketa Irglova.

Dyshja fitoi çmimin Oscar për Këngën më të Mirë Origjinale me Falling Slowly, një nga kolonat zanore më të vlerësuara të filmit. Më vonë, Once u përshtat me sukses edhe në një muzikal skenik, që u shfaq në Broadway.

ME TE LEXUARAT