“Nëse nëna ime do më kërkonte të dilja…”/ Arbër Hajdari për Selin Bollatin: Dy javë para finales do të…

Opinionisti i “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në studion e “Goca dhe Gra”, ku ka folur për eksperiencën e tij në këtë edicion të pestë të reality show-t.
Gjithashtu, ai ka komentuar edhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Kur po fliste për Selin, Hajdari u shpreh se ajo bëri mirë që nuk doli nga BBV kur ia kërkoi nëna e saj. Ai shtoi se, po të ishte në vendin e saj, do të bënte të njëjtën gjë dhe do të qëndronte për të fituar çmimin e madh.
“Nëse do të isha në vendin e Selin, nuk do të kisha dalë. Së pari, kam fituar çdo debat me ata që kam përballë; së dyti, personat që ime më po akuzonte nuk kanë marrë kurrë të drejtë, qoftë nga studio apo nga opinionistët. Dhe së treti, dy javë para finales do të përpiqesha të fitoja.
Nëse ime më do të më thoshte se situata është shumë e rëndë për mua, sepse jam katastrofë, atëherë patjetër që do të dilja. Por dy javë para finales nuk do të kisha dalë, sidomos kur kemi të bëjmë me një vajzë si Selin, që ka treguar se është luftarake, di t’i dalë ballë situatave dhe pretendon të fitojë programin. Kështu që unë nuk do të kisha dalë”, tha Hajdari në “Goca dhe Gra”.


