Një i infiltruar.../ Çfarë misioni u dha Vëllai i Madh banorëve në ‘shpellë’ për t’u rikthyer në shtëpi?

Showbiz

Një i infiltruar.../ Çfarë misioni u dha Vëllai i Madh

Gjatë ditës së sotme, banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 5” kishin mundësi që të votonin pro ose kundër për të rikthyer banorët e ‘shpellës’ në shtëpi. E shumica e votave ishin kundër.

Për këtë arsye, Vëllai i Madh futi sot një zarf të bardhë në ‘shpellë’, ku u dha banorëve një mision. Nëse ata arrijnë që t’a kryejnë me sukses, atëherë mund të kthehen që sonte në shtëpi.

Misioni i tyre është që të marrin një banor të infiltruar, në mënyrë që të bëjnë një plan që t’i ndihmojnë në marrjen e shportës Bana King nga tavolina e ngrënies te ‘shpella’.

“Banorë, pasi shtëpia votoi kundër rikthimit tuaj, Vëllai i Madh iu jep juve një mundësi për të dalë nga ‘shpella’. Si fillim duhet të bini të gjithë dakord për një banor të shtëpisë që do të jetë i infiltruar juaji. Ai banor do të ketë çelësin e derës dhe mund të hyjë në shpellë pa e parë njeri dhe të hartojë bashkë me ju një plan. Misioni është që një prej jush duhet të shkojë në dhomën e ndenjës pa e parë askush dhe të marrë shportën e Bana King që ndodhet në tavolinën e ngrënies. Nëse ia dilni me sukses, do të ktheheni në shtëpi. Keni kohë 60 minuta”, shkruhet në zarfin e bardhë.

 

ME TE LEXUARAT