"Nuk je e vetmja, në fund të ditës mbetet i..." / Selin reagon për vajzat që komplimentojnë Gimbon (FOTO)

Showbiz

"Nuk je e vetmja, në fund të ditës mbetet i..." / Selin

Selin ka zgjedhur t’u përgjigjet hapur ndjekësve për vëmendjen që partneri i saj, Gimbon, merr nga vajzat.

Gjatë një bashkëbisedimi në Instagram, një ndjekëse i shkroi Selin se Gimbon e pëlqejnë shumë vajza, duke shtuar me humor se shpresonte të mos ishte e vetmja që ia thoshte këtë.

Por Selin duket se nuk shqetësohet aspak nga komplimentet që partneri i saj merr.

“Nuk je e vetmja, nuk më pengon as bezdis asnjë kompliment që vjen nga vajzat për Gimbon”, u përgjigj ajo.

Madje, Selin tregoi se e sheh pozitivisht faktin që partneri i saj konsiderohet simpatik dhe tërheq vëmendjen.

“Mendoj që është super kënaqësi kur partnerin e ke simpatik dhe e aspirojnë shumë vajza, por në fund të ditës mbetet i imi. Ahahaha”, shtoi ajo, duke e shoqëruar përgjigjen me një zemër të bardhë.

ME TE LEXUARAT