“Nuk kam frikë te refuzohem”/ Krusita futet live në “Fan Club”, komunikon me Kristin: Më ka marrë malli

Showbiz

“Nuk kam frikë te refuzohem”/ Krusita futet live në

Krusita është futur live në një lidhje telefonike në “Fan Club”, aty ku ndodhej Kristi Lamaj, personi më i afërt me të në shtëpi me të cilin u përfol për një lidhje romantike.

Kristi Lamaj: Nuk kam frikë të refuzohem. Nuk kam dashur të luaj me ndjenjat në BBV, të bëj lojë çiftesh. Unë kam qenë i qartë, më ka interesuar që Krusita të ishte e qartë.

Krusita: Desha të pyes Kristin, si është? Nuk kam pasur mundësi të komunikojmë.

Kristi Lamaj: Mirë jam.

Krusita: Unë fillimisht që mos të bëj seriozen, je i vetmi njeri që Arjan Konomi ka folur mirë. Më ka marrë malli. Patjetër që do të takohemi.

Kristi Lamaj: Patjetër.

Krusita: Mendoj që përjashtimi nuk e fshin fare rrugën që bëre brenda, ishe personazh që ke lënë gjurmët e tua. Përtej gjithçkaje çdo eksperiencë ka një arsye. Jashtë të presin shumë njerëz që të kanë mbështetur./BBVA5

ME TE LEXUARAT