Pas 14 vitesh larg tij, vajza e Tom Cruise heq dorë nga mbiemri i të atit

Vajza e Tom Cruise ka hequr dorë nga mbiemri i të atit. Sipas mediave amerikane, Suri Cruise, vajza e vetme e lindur në vitin 2006 nga martesa e aktorit me Katie Holmes, tashmë do të quhet Suri Noelle.
“Noelle” është edhe emri i dytë i Katie Holmes. Sipas Page Six, Tom Cruise ka munguar në jetën e së bijës që pas divorcit nga Holmes në vitin 2012. Po sipas aktores, e njohur nga seriali “Dawson’s Creek”, Suri nuk ka përfituar as para nga një fond besimi i krijuar nga i ati.
Suri është rritur në Nju Jork me nënën e saj. Ajo ka zgjedhur të vazhdojë studimet në Pittsburgh, ku është regjistruar në School of Drama të Carnegie Mellon University dhe studion teatër muzikor.
Suri nuk është fëmija i vetëm i një ylli të Hollivudit që ka hequr dorë nga mbiemri i babait. Së fundmi, edhe disa nga fëmijët e Brad Pitt, mes tyre Shiloh, Zahara, Maddox dhe Vivienne, kanë nisur procedurat për të marrë mbiemrin Jolie, nga nëna e tyre Angelina Jolie.


