Pas Eduard Kuçit, Joz Marku do të "hakmerret" edhe ndaj Ledri Vulës? (Foto)

Showbiz

Pas Eduard Kuçit, Joz Marku do të "hakmerret" edhe ndaj

Pas përplasjes së fundit me Edi Kuçin, në rrjetet sociale janë rikthyer në vëmendje disa deklarata të mëparshme të Joz Markut ndaj personazheve publikë që e kanë kritikuar apo kanë mbajtur qëndrime kundër tij.

Një prej episodeve të risjella në vëmendje lidhet me Ledri Vulën. Pas incidentit mes Jozit dhe Gjestit në “Big Brother VIP Albania 4”, Ledri ishte shprehur se do të bashkëpunonte me Gjestin, por jo me Jozin.

Kjo deklaratë iu kujtua më pas Jozit nga një ndjekës në Instagram. Përgjigjja e tij ishte e shkurtër dhe me tone ironike: “Kingjat në tufë, luani vetëm në fron”.

Në atë kohë, reagimi u interpretua nga një pjesë e ndjekësve si një përgjigje për Ledri Vulën, ndonëse Jozi nuk e përmendi drejtpërdrejt reperin.

Deklarata është rikthyer në vëmendje pas zhvillimeve të ditëve të fundit, ku Jozi është përfshirë në një përplasje fizike me Edi Kuçin. Në videot e publikuara nga incidenti, ai dëgjohet duke i kërkuar llogari Kuçit lidhur me ofendimet që ky i fundit dyshohet se kishte bërë më herët ndaj tij.

Në diskutimet që kanë pasuar ngjarjen është përmendur edhe emri i Stresit. Kjo ka nxitur komente dhe pikëpyetje në rrjetet sociale nëse përplasja e fundit është një episod i izoluar apo nëse Jozi po rikthen në vëmendje konfliktet e mëparshme me personazhe që e kanë kritikuar publikisht.

Deri më tani, nuk ka të dhëna që të konfirmojnë se këto episode janë të lidhura mes tyre.

ME TE LEXUARAT