Pas sherrit 15 persona kundra Edit, Jozit i ndodh e papritura në skenë, çfarë ngjau këtë herë

Showbiz

Pas sherrit 15 persona kundra Edit, Jozit i ndodh e papritura në
Joz Marku është rikthyer në skenë pas ditëve të fundit, gjatë të cilave emri i tij ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të përplasjes fizike me Edi Kuçin.

Këngëtari ka performuar mbrëmjen e djeshme në Kukës, por një moment gjatë koncertit ka marrë vëmendje të veçantë. Teksa Jozi ndodhej në skenë, disa prej të pranishmëve që po e filmonin nga afër nisën të thërrisnin në kor: “Jozi, shpulla!”.

Thirrjet lidhen me ngjarjet e ditëve të fundit. Fillimisht në rrjet qarkulluan raportime për një konflikt mes Jozit dhe Edit, ndërsa më pas u publikuan edhe pamje ku Edi shihej i përfshirë në një përplasje fizike me disa persona, mes të cilëve ishte edhe Jozi.

Pas publikimit të videove, Edi reagoi duke shkruar: “Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre! Shikim të këndshëm”, duke pretenduar se kishte qenë i vetëm përballë një grupi.

Në të njëjtën kohë, në rrjet u rikthye edhe një video e prillit 2025, ku Edi përdorte ofendime të rënda ndaj Jozit pas incidentit të këtij të fundit me Gjestin në “Big Brother VIP Albania 4”.

Sipas raportimeve, pikërisht këto deklarata të vjetra kanë qenë në sfondin e konfliktit të fundit, megjithëse motivi nuk është sqaruar plotësisht nga të dyja palët.

Përplasja solli edhe reagime nga personazhe të tjerë publikë, mes tyre Rogert Sterkaj dhe G-Bani, të cilët u përfshinë në debatin që pasoi publikimin e pamjeve.

Tashmë situata duket se është zhvendosur edhe te publiku. Thirrjet “Jozi, shpulla!” gjatë koncertit në Kukës tregojnë se episodi i fundit po e shoqëron këngëtarin edhe në daljet e tij publike, ndërsa videot nga momenti kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT