Plas keq mes Mateos, Gimbos dhe Selinës, veprimi i tyre tregon shumë (FOTO)

Tre nga personazhet më të komentuar të edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin, Mateo dhe Gimbo, duket se i kanë dhënë fund miqësisë së tyre.
Ndonëse brenda shtëpisë së famshme ata nisën dhe krijuan një shoqëri shumë të mirë me njëri-tjetrin, gjithçka ka marrë një kthesë të papritur pak javë pas përfundimit të rrugëtimit të tyre televiziv.

Prishjen e këtij raporti e dëshmojnë më së miri veprimet e tyre të djeshme në rrjetet sociale, të cilat kanë habitur jo pak fansat. Parathuhet se fillimisht fituesja e këtij edicioni, Selin, ajo që ndërmori hapin e parë duke hequr Mateon nga lista e ndjekësve (unfollow) në Instagram. Pak më vonë, të njëjtin veprim ka bërë edhe partneri i saj, Gimbo.
Pas këtyre lëvizjeve, përgjigjja e Mateos ka qenë e menjëhershme, duke i bërë “unfollow” të dyve.


Ndonëse nuk dihet me saktësi se çfarë ka ndodhur prapa kuintave për të çuar në këtë vendim drastik, zanafilla e hatërmbetjes nisi gjatë puntatave të “Post BBVA”. Gjatë emisionit, Mateo deklaroi hapur se, sipas tij, Selin nuk e meritonte fitoren pasi nuk kishte bërë lojë fitoreje. Kjo deklaratë shkaktoi zhgënjim të madh te Selin, e cila u shpreh e prekur se nuk do ta priste kurrë një koment të tillë nga ai.
Përplasja bëhet edhe më e zhurmshme duke marrë parasysh deklaratat e mëparshme të Mateos, i cili vetëm pak kohë më parë ishte shprehur se në atë shtëpi kishte gjetur një mik të mirë si Gimbo. Me sa duket, pakënaqësitë dhe komentet ndaj Selin kanë mjaftuar që edhe Gimbo të mbajë anën e partneres së tij, duke i dhënë fund miqësisë me Mateon.
Por se çfarë ndodhi realisht mes tyre, tre ish-banorët nuk kanë folur ende, por mbetet ta kuptojmë në vijim.


