Ishte shkak i konfliktit për pronat që çoi në vrasjen e Rexhep Ismailit, ky është 50-vjeçari Viktor Ruçi
Lajmifundit
/
8 Maj 2026, 16:51
Aktualitet

Është publikuar fotoja e 50-vjeçarit Viktor Ruçi, personi që dyshohet se ishte në konflikt me autorët e vrasjes së 66-vjeçarit Rexhep Ismaili në Sarandë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në lokalin në pronësi të Ismailit, ku konflikti degradoi deri në përdorimin e armëve.
Sipas raportimeve paraprake, Viktor Ruçi kishte mosmarrëveshje me persona të tjerë për çështje pronësie, konflikt që dyshohet se çoi në përplasjen fatale.
Si pasojë e të shtënave, Rexhep Ismaili mbeti i vrarë pasi u qëllua me plumb në kokë.


