Rogerti kërcënon me jetë gazetarin e njohur: A kanë këto vajza ndonjë mashkull në fis që mund t’i...?

Showbiz

Rogerti kërcënon me jetë gazetarin e njohur: A kanë

Rogert Sterkaj ka reaguar ashpër ndaj gazetarit Elton Tozaj, pas publikimeve të këtij të fundit për Rizarta Hoxhën dhe Françeska Muratin.


Ish-banori i “Big Brother VIP Albania” ka shpërndarë në Instagram një postim që lidhej me Eltonin, duke e shoqëruar me një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj tij.

“ELTON M.O.F.O. TOZAJ, YOU’VE GONE TOO FAR!!!”, shkruhet në postimin e Rogertit, ndërsa më tej ai ngre pyetjen: “A kanë këto vajza ndonjë mashkull në fis që mund t’i bëjë një ofertë që nuk mund ta refuzojë ky mashkull?”.

 

Rogerti kërcënon me jetë gazetarin e njohur: A kanë


Reagimi i Rogertit vjen pas përplasjes së fundit mes Tozajt dhe Rizarta Hoxhës. Gazetari publikoi një video ku Rizarta shfaqej duke shkëmbyer një puthje me një mashkull, ndërsa ajo reagoi duke e konsideruar publikimin cenim të jetës private dhe paralajmëroi se çështjen do ta ndiqte në rrugë ligjore.

Edhe emri i Françeska Muratit është përmendur së fundmi në publikimet e Tozajt për jetën e saj personale, ndaj Rogerti i ka përfshirë të dyja vajzat në reagimin e tij.

ME TE LEXUARAT