Shoqërohet në polici Arjan Konomi/ U përplas me truprojat e kryeministrit Rama

Showbiz

Shoqërohet në polici Arjan Konomi/ U përplas me truprojat e

Një incident ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Vuno. Gazetari dhe publicisti Arjan Konomi është përplasur me truprojat dhe forcat e policisë që shoqëronin kryeministrin Edi Rama. 

Konomi është një banor i Vunoit dhe shpesh në rrjetet sociale ankohet për sjelljen e policisë së shtetit që gjobit qytetarët për parkimin e automjeteve të tyre. 

Këtë të enjte në këtë fshat kishte ndalur për të pirë një kafe në këtë fshat kryeministri Edi Rama dhe Konomi tha se eskorta e tij kishte qëndruar në vendin ku ndalohet për qytetarët. 

Sipas një rrëfimi që ai ka bërë në rrjetet sociale, Rama e ka thirrur për t’u sqaruar, por është përballur me një sjellje agresive nga bashkëshortja e tij Linda Rama.

Më pas Konomi thotë se është shoqëruar në komisariatin e policisë së Himarës ku është mbajtur disa orë. 

ME TE LEXUARAT