Të gjithë me sytë nga ekrani, nis sot Për'puthen, zbulohen risitë e sezonit të ri

Sot në orën 18:15 nis sezoni i ri i “Për’puthen”, me një kast të ndryshuar, pjesëmarrës të rinj dhe shumë surpriza që pritet ta bëjnë këtë sezon edhe më tërheqës.
Këtë sezon, moderimin e programit e merr përsipër Heidi Baci, e cila do të shoqërojë konkurrentët gjatë rrugëtimit të tyre në kërkim të dashurisë, njohjeve të reja dhe emocioneve të forta.
Një tjetër risi është edhe paneli i opinionistëve. Në krah të Heidit do të jenë Drini Zeqo dhe Erjola Doci, të cilët do të komentojnë dhe analizojnë dinamikat, takimet dhe historitë që do të zhvillohen gjatë sezonit.
Pjesëmarrësit e rinj vijnë me karaktere të ndryshme, personalitete të forta dhe histori që premtojnë të sjellin dinamika të papritura në ekran.
Përveç njohjeve dhe takimeve romantike, këtë sezon do të ketë edhe sfida të reja, përballje emocionuese dhe momente që do t’i mbajnë shikuesit të mbërthyer pas ekranit.
Me një kast të ri, surpriza të mëdha, sfida të veçanta dhe plot emocione, “Për’puthen” rikthehet sot për të nisur një sezon të paharrueshëm.


