Tragjedia në familjen e ish-finalistes së BBVK/ Londrimi ngushëllon Elijonën për humbjen e xhaxhait

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjakovën, ku 38-vjeçari Rasim Binakaj humbi jetën si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit.
Ai rezulton të jetë xhaxhai i ish-finalistes së “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona Binakaj.
Humbja e tij ka prekur jo vetëm familjen, por edhe shumë të njohur dhe banorë të zonës, të cilët kanë reaguar me dhimbje për ngjarjen.
Në rrjetet sociale nuk kanë munguar mesazhet e ngushëllimit.
Mes tyre edhe fituesi i “Big Brother VIP Kosova”, Londrim Mekaj, i cili ka shprehur mbështetjen për familjen Binakaj në këtë moment të vështirë.
Ngjarja ka sjellë reagime të shumta dhe ka prekur komunitetin lokal, ndërsa familjarët dhe të afërmit po përballen me humbjen e papritur të 38-vjeçarit./ORA


