Vazhdojnë përplasjet mes Selinës dhe Rogertit, banori: Të gënjyen sytë dje, ti do Mirin, jo Gimbon

Showbiz

Vazhdojnë përplasjet mes Selinës dhe Rogertit, banori: Të

Selin dhe Rogerti janë përplasur ashpër ditën e sotme.

Debatet nisën që mbrëmjen e kaluar gjatë dasmës së çiftit, ndërsa sot Rogerti u shpreh se banorja nuk e ka mendjen te Gimbo, por te Miri.

Sipas tij, kjo gjë u kuptua nga sytë e Selin gjatë mbrëmjes së kaluar kur ishin duke kurorëzuar “dashurinë e tyre”.

Rogerti e ka quajtur Selinën një aktore, ndërsa kjo e fundit është shprehur se Rogerti i përket rrugës.

Në debat është përfshirë dhe Miri, i cili e ka urdhëruar Rogertin t’i bënte një kafe. Rogerti i është përgjigjur duke e quajtur Mirin ‘kapo’.

Pjesë nga debati: 

Rogerti: Ja dhe nusja fallso, ja aktorja. Aktorja Selin.

Selin: Injorant, ordiner.

Rogerti: Në vend që të jetë me burrin duke u puthur dhe kënaqur, rri këtu tek pull, ja ku është këtu tek pullë. Pse? Sepse do Mirkon. Sytë dje nuk gënjyen.

Selin: S’po gjej burrin.

Miri: Do na bësh ndonjë kafe?

Rogerti: Patjetër, ‘kapo’ Miri.

Selin: Zari, zari, urgjent ma gjej burrin.

Rogerti: Ti e ke lënë mbrapa burrin.

Selin: Je ordiner, je njeri i rrugës, i përket rrugës. Ti dhe ajo tjetra. Ku është ajo tjetra?

ME TE LEXUARAT