Video/ “Do të bëj çdo gjë që më kërkon”, Drake i habit të gjithë, reperi i njohur leh si qen për “dashurinë e jetës”

Drake duket se ka gjetur një prej profileve që i përshtatet më shumë preferencave të tij romantike, gjatë një spektakli online takimesh ku reperi mori pjesë në një transmetim të drejtpërdrejtë.
Gjatë livestream-it të së shtunës, Drake u përball me streamer-en Pinkchyu, e cila u shfaq me një stil ‘goth’.
Biseda mes tyre nisi në mënyrë të zakonshme, por flirtimi i reperit mori një kthesë të papritur kur ai i tha Pinkchyu-t se do të bënte gjithçka që ajo t’i kërkonte.
“Do të lehësh për mua?”, e pyeti ajo.
Drake nuk hezitoi dhe nisi të lehë disa herë si një qen, duke shkaktuar të qeshura gjatë transmetimit.
Drake instantly folded and started barking after this goth baddie told him to ???? pic.twitter.com/3tYs2kihXz
— ryan ???? (@scubaryan_) August 9, 2026
Në fund të eventit të takimeve, reperi zgjodhi Pinkchyu-n, duke e preferuar atë ndaj dy konkurrenteve të tjera.
Por surprizat nuk përfunduan aty. Drake i tha Pinkchyu-t se do t’i blinte çfarëdo që ajo dëshironte. E habitur nga oferta, streamer-ja e pyeti nëse ai do t’i blinte një shtëpi për nënën e saj.
“Po, do të më pëlqente”, u përgjigj Drake.
Pas përfundimit të eventit, Pinkchyu publikoi në rrjetin social X se ishte “goth baddie” e spektaklit.
Preferenca e Drake për femrat me pamje ‘goth’ nuk është diçka e re. Në një intervistë të vitit 2025 me Bobbi Althoff, reperi kishte treguar se partnerja e tij ideale do të kishte një pamje alternative, me stil goth dhe shumë tatuazhe.
Ai kishte përmendur gjithashtu se do të donte që ajo të kishte sens të madh humori dhe me një personalitet argëtues.
Duket se gjatë këtij spektakli online, Drake jo vetëm që u përball me një vajzë që përputhej me preferencat e tij, por shkoi edhe një hap më tej, duke e shoqëruar flirtimin me një lehje që tashmë po qarkullon në rrjetet sociale.


