Sërish mot i nxehtë, ja qytetet ku termometri do të shënojë 41 gradë

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta, ku në disa qytete termometri do të regjistrojë 41 gradë.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira të pakta deri mesatare kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje, jug – juglindje në orët e mesditës deri ato të pasdites. Në zonën e juglindjes vranësirat mesatare dhe hera-herës deri të dendura.
Priten reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore në lindje, jug – juglindje kryesisht në orët e mesditës e pasdite e në mënyrë të izoluar shtrëngata afatshkurtra.
Në zonën e juglindjes priten reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.