Aksidenti i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, shefi i Traumës: Një i mitur në gjendje të rëndë, pesë në operacion

Soft

Aksidenti i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë,

Shefi i Urgjencës së Traumës, Agustin Suma ka dhënë detaje për gjendjen e të plagosurve në aksin Tiranë-Durrës ku u përmbys autobusi.

Shoferi 36-vjeçar ka mbërritur në spital pa shenja jete. Shefi i Urgjencës thotë se mes të plagosurve janë 2 fëmijë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, 5 të tjerë janë futur në operim, mes tyre 2 turistë të cilët ende nuk janë identifikuar.

“Janë 2 të mitur, një i moshën 8-9 në gjendje të rëndë, një tjetër 14 vjeç në repartin e observimit. 5 pacientë 30-50 vjeç po i nënshtrohen operacionit. 2 prej tyre janë shtetas të huaj,

identiteti i të cilëve nuk janë konfirmuar ende. Ndodhen në gjendje të rëndë. 5 të tjerë janë në gjendje të stabilizuar në urgjencë. Këta të pesë nuk paraqesin rrezik për jetën. Ekipi mjekësor po ndjek nga afër ecurinë klinike të çdo pacienti”, tha ai.

ME TE LEXUARAT