NASA zbulon valën atmosferike të çuditshme në polin jugor të Saturnit

Teleskopi Hapësinor Hubble i NASA-s ka vëzhguar një valë atmosferike të çuditshme me formë dhjetëkëndore në polin jugor të Saturnit – modeli i parë i rregullt me anë të shumëfishta i vërejtur ndonjëherë në atë zonë.
Në një studim të botuar së fundmi në revistën Science Advances, studiuesit analizuan këtë formacion të pazakontë dhe identifikuan shenja të një fenomeni atmosferik të ri për planetin gjigant të gazit.
Një valë e ngjashme me formë gjashtëkëndore ekziston prej kohësh në polin verior të Saturnit, por ajo e jugut ndryshon në disa aspekte të rëndësishme.
Vëzhgimet e Hubble-it gjatë viteve 2023–2025 lejuan ekipin të identifikonte gradualisht këtë strukturë dhjetëkëndore.
“Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë në hemisferën jugore të Saturnit”, deklaroi bashkëautorja Amy Simon, drejtuesja kryesore e programit OPAL në Qendrën Hapësinore Goddard të NASA-s në Greenbelt, Maryland.
Që nga nisja e tij në orbitë të ulët tokësore në vitin 1990, Hubble ka vëzhguar Sistemin Diellor dhe ka zbuluar detaje të reja për planetët fqinjë. Një nga projektet kryesore është programi Outer Planet Atmospheres Legacy (OPAL), i cili filloi me vëzhgimet e Uranit në 2014 dhe tani ofron të dhënat kyçe për këtë zbulim, falë imazheve me rezolucion të lartë që qartësuan sugjerimet e paqarta nga observatorët tokësorë.
Me ndryshimin e stinëve në Saturn, poli jugor u pozicionua më mirë për observatorët tokësorë. Në imazhet e dërguara në Planetary Virtual Observatory Laboratory, astronomët amatorë Trevor Barry dhe Jean-Paul Oger, së bashku me Agustín Sánchez-Lavega nga Universiteti i Vendit Bask në Spanjë, vunë re diçka interesante.
Studiuesit identifikuan fillimisht një brez të valëzuar pranë polit jugor, i cili në imazhet tokësore të vitit 2025 filloi të sugjeronte një strukturë dhjetëkëndore. Imazhet e qarta të Hubble-it konfirmuan përfundimisht formën.
“Duke pasur parasysh simetrinë e sistemit të rrymave jet në veri dhe jug të Saturnit, kemi kërkuar një kundërpart të gjashtëkëndëshit verior në polin jugor që nga viti 1990. Imazhet e sondës Cassini të NASA-s, e cila orbitonte Saturnin midis 2004 dhe 2017, nuk treguan asnjë shenjë të një formacioni të qëndrueshëm. Të dhënat e Hubble-it konfirmuan praninë e tij që nga viti 2023”, tha autori kryesor Agustín Sánchez-Lavega.
Valë është një strukturë interesante trediensionale që shtrihet në disa shtresa atmosferike brenda një prej rrymave jet të planetit.
Hubble mund të vëzhgojë në gjatësi vale të ndryshme, pozicioni i dukshëm i dhjetëkëndëshit ndryshon sipas thellësisë së penetrimit në atmosferë.
“Pjesa më intriguese për mua është se duket se është formuar së fundmi. Pyetja është: pse u formua tani, kur nuk e kemi parë më parë?”, ka theksuar ai.
Zbulimi i valës dhjetëkëndore është vetëm hapi i parë. Do të nevojiten vëzhgime të mëtejshme dhe modele kompjuterike për të kuptuar plotësisht fenomenin. Mbeten pyetje rreth mënyrës së formimit, kohëzgjatjes së mundshme dhe ngjashmërive me gjashtëkëndëshin verior.
Ekipi do të ndjekë me kujdes nëse forma do të evoluojë ose do të ruajë strukturën dhjetëkëndore. Studimet e ardhshme mund të japin njohuri të reja të rëndësishme mbi dinamikën atmosferike të gjigantëve të gazit dhe atë që ato na tregojnë për atmosferën e Tokës.

