E bujshme! Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane: Nuk doja të largohesha kurrë

Sport

E bujshme! Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane: Nuk doja

Luciano Spalletti nuk është më trajner i kombëtares italiane.

Pas humbjes së rëndë kundër Norvegjisë dhe përballjes me një valë kritikash të ashpra – përfshirë edhe deklaratat e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina – trajneri konfirmoi largimin nga posti.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme, Spalletti deklaroi: “U takova me presidentin dhe folëm gjatë. Ai më komunikoi se më kishte shkarkuar nga detyra. Nuk doja kurrë të largohesha nga ky pozicion, nuk ishte qëllimi im.”

Trajneri theksoi se e pranon vendimin dhe mban përgjegjësinë për rezultatet. “Ekziston një shkarkim dhe unë e marr në konsideratë atë, ashtu si rezultatet që kemi pasur. Marr përgjegjësinë e plotë për to,” shtoi ai.

Spalletti konfirmoi gjithashtu se do të firmosë rezolutën konsensuale pas ndeshjes së fundit që do të drejtojë – ajo kundër Moldavisë.

Ky është një kapitull që mbyllet me zhgënjim për një trajner që kishte nisur me pritshmëri të mëdha, por që nuk arriti të rikthejë shkëlqimin e “Azzurrëve” në arenën ndërkombëtare.

Federata pritet të njoftojë emrin e trajnerit të ri në ditët në vijim.

 

 

ME TE LEXUARAT