Enkileda Carja shkëlqen në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, fiton dy medalje për Shqipërinë

Enkileda Carja i ka dhuruar Shqipëri dy medalje në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që po zhvillohet në Ismailia.
Vetëm 18 vjeçe, ajo garoi në kategorinë 69 kilogramë dhe arriti të sigurojë dy medalje, duke u ngjitur dy herë në podium në një konkurrencë të fortë ndërkombëtare.
Nën drejtimin e trajneres Eglantina Kalemi, Carja konfirmoi progresin e saj të vazhdueshëm dhe nivelin e lartë sportiv.
Paraqitja e saj në Egjipt vjen pas rezultateve të mira të arritura më herët, ndërsa së fundmi ajo është vlerësuar edhe si “Ylli në ngjitje” i Evropës.
Gjatë garës, Enkileda Carja u dallua për qetësinë dhe saktësinë në ngritje, duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
Medaljet iu dorëzuan nga presidenti i Federata Shqiptare e Peshëngritjes, Elez Gjoza.
Sipas federatës, ky rezultat konsiderohet një tjetër sinjal pozitiv për të ardhmen e peshëngritjes shqiptare dhe zhvillimin e talenteve të reja.


