VIDEO/ “Po k*çkë, po të degjojmë!”- Skandal në “Ferma Vip”, fermerja ofendon rëndë Arbana Osmanin! Reagon modernatorja

Një situatë e tensionuar është regjistruar gjatë mbrëmjes së fundit të spektaklit “Ferma VIP”.
Pas televotimit kokë më kokë, ku Adioni humbi përballë Mozës dhe u largua nga gara, atmosfera në studio u rëndua edhe më shumë. Debatet e mëparshme mes dy konkurrentëve duket se reflektuan edhe në reagimet pas eliminimit.
Momenti më i fortë erdhi nga partnerja e Adionit, modelja Fabjola Elezaj, e cila reagoi ashpër ndaj moderatores Arbana Osmani, ndërsa kjo e fundit po i kërkonte të ruante qetësinë. Gjatë ndërhyrjes së saj, ajo përdori gjuhë fyese duke e quajtur moderatoren “kuçkë”.
Ngjarja ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë reaguar kryesisht duke dënuar fjalorin e përdorur dhe mungesën e etikës në një format televiziv me audiencë të gjerë.
Pamjet e incidentit vijojnë të qarkullojnë online, duke nxitur diskutime mbi kufijtë e komunikimit në ekran dhe përgjegjësinë e personazheve publikë gjatë transmetimeve live.


