Gazeta greke: Andi Lila dhe biznesmeni i fuqishëm shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina

Sport

Gazeta greke: Andi Lila dhe biznesmeni i fuqishëm shqiptar do të

"Nikos Siontis njoftoi largimin e tij nga PAS Giannina, por la një dritare të hapur për t'u afruar, në rast se mund të gjejë një investitor për ekipin. Sipas informacioneve, ekziston një interes i fortë nga një biznesmen shqiptar për të investuar në PAS Giannina..."

Kështu e nis artikullin e vetë gazeta greke “Proinos Logos”, e cila thotë se presidenti i ekipit të PAS Janina ka marrë një ofertë nga futbollisti shqiptar Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar, por emri i tij nuk bëhet me dije.

Për më tepër, sipas gazetës "biznesmeni shqiptar" është informuar në detaje rreth borxheve dhe çështjeve të pazgjidhura, si dhe çfarë po ndryshon në Divizionin e Tretë në Greqi, i cili është një kategori amatore.

"Burimet thonë se biznesmeni shqiptar erdhi në Janinë dhe u takua me Nikos Siontis të hënën, ndërsa u diskutua edhe plani i biznesit. Gjithashtu, ai vizitoi edhe PEAKI Anatoli dhe pa ambientet ku stërvitej ekipi deri vonë",raporton gazeta greke.

Sipas “Proinos Logos”, atyre iu është bashkuar edhe Andi Lila, një ish-futbollist i PAS Giannina, i cili tani është biznesmen në Shqipëri. "Ish-futbollisti ndërkombëtar shqiptar kishte tentuar më parë të sillte njerëz nga vendlindja e tij në ekip", vijon artikulli.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që biznesmenë të huaj kanë shprehur interes për PAS Giannina. Disa muaj më parë, mediat atje raportojnë se, pati informacione për biznesmenë kinezë që donin të investonin në futboll në Giannina, por kjo nuk u reflektua kurrë në interes zyrtar.

ME TE LEXUARAT