Në formacionin më të mirë dhe golashënues i turneut, Uzuni “pushton” Amerikën
Lajmifundit
/
7 Shtator 2026, 17:55
Sport

Myrto Uzuni vazhdon të lërë gjurmë në futbollin amerikan, teksa sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë është shpallur golashënuesi më i mirë i Kupës së Ligës në Amerikën e Veriut.

Sulmuesi kuqezi ishte ndër protagonistët kryesorë të Austin në këtë turne, duke realizuar katër gola me fanellën e skuadrës amerikane.
Forma e mirë e tij është lajm pozitiv edhe për Kombëtaren e Shqipërisë, ku Uzuni mbetet një prej alternativave kryesore në sulm. Paraqitjet dhe golat në Amerikën e Veriut i japin atij besim të madh për vazhdimin e sezonit.


