Skandal në futboll/ UEFA sulmon zyrtarisht FIFA-n pas ultimatumit: “Po pasuron veten dhe miqtë e saj”

Sport

Skandal në futboll/ UEFA sulmon zyrtarisht FIFA-n pas ultimatumit:

UEFA ka reaguar sërish zyrtarisht, ndërsa është plotësisht kundër FIFA-s. Po planifikohet që t’i hapet dera investitorëve privatë, ndërsa bëhet fjalë për të blerë një pjesë të aksioneve në një kompani që do të menaxhonte Botërorin ndër të tjera.

FIFA ka vendosur datën 19 shtator si afat për federatën. Kushdo që kundërshton, do të humbasë bonusin e bujshëm disa milionë dollarë.

“Sot kemi mësuar për afatin që FIFA u ka vendosur federatave për të mbështetur propozimet e saj, përndryshe oferta për një pagesë të vetme financiare do të tërhiqet. Kjo tregon gjithçka që duhet të dini për këtë plan.

Por, pasi ka zhvilluar diskutime me shumë palë të interesuara në futboll, UEFA e di se kundërshtimi ndaj skemës së FIFA-s është i madh dhe po rritet.

FIFA nuk mund të vazhdojë ta përdorë sportin tonë për të pasuruar veten dhe miqtë e saj. Ne mund ta zhvillojmë futbollin në mënyrën e duhur. Ka ardhur koha që prioritet t’u jepet federatave, klubeve, ligave, lojtarëve dhe tifozëve”, shkruan UEFA.

ME TE LEXUARAT