Sllovaki-Kosovë/ “Shpërthen” festa Dardane, vjen goli i barazimit në Bratislavë

Sport

Sllovaki-Kosovë/ “Shpërthen” festa Dardane, vjen goli i

Ashtu si Shqipëria, edhe Kosova zbret në fushë këtë mbrëmje ku luan fatin e saj për në Botërorin 2026.

“Dardanët” do të ndeshen në Bratislavë me Sllovakinë në gjysmëfinalen e play off-eve.

Në portë do të jetë Muriç, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Dellova, Hajrizi, Hajdari dhe Gallapeni. Në mesfushë Hoxha dhe Rexhbecaj, do të mbështeten nga krahët Vojvoda dhe Muslija, ndërsa në krye të sulmit do të luajnë Asllani dhe Muriqi.

Rezultati Live:

Sllovaki 1-1 Kosovë

Valjent 6′ / Hoxha 21′

Komenti Live:

21′ GOOOL KOSOVA 1-1/ Hoxha godet me të djathtën jashtë zonës dhe tund rrjetën e vendasve duke rikthyer baraspeshën. (Video)

14′ Kosova pranë golit. Muriqi nuk përfiton pas goditjes së Vojvodës. Drithërima te Sllovakia.

18′ Hajrizi ndëshkohet me karton të verdhë te Kosova.

Sllovaki-Kosovë/ “Shpërthen” festa Dardane, vjen goli i

12′ Muriqi provon me kokë, por pa rrezikshmëri për sllovakët.

6′ Gol Sllovakia 1-0/ Valjent godet me kokë dhe tund rrjetën e Muriç. (Video)

1′ Nis sfida në Bratislavë!

Formacionet Zyrtare:/Top Channel

ME TE LEXUARAT