VIDEO/ Publikohen pamjet kur Lionel Messi i jep lamtumirën e fundit babait

Futbollisti i famshëm, Lionel Messi, i ka dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, Jorge Messi, në një ceremoni private dhe në rreth të ngushtë familjar, pranë qytetit të tij të lindjes, Rosario.
Jorge Messi ndërroi jetë ditën e shtunë, në moshën 68-vjeçare. Për Lionel Messin, ai nuk ishte vetëm babai, por edhe njeriu që e mbështeti që në hapat e parë të karrierës, duke u bërë më pas edhe agjenti i tij.
Pas lajmit të trishtë, Messi u nis të shtunën nga Miami drejt Argjentinës me avion privat, së bashku me bashkëshorten Antonella Roccuzzo dhe tre fëmijët e tyre. Familja udhëtoi menjëherë drejt qytetit të Perezit, pranë Rosarios, ku u zhvillua ceremonia private.
Ceremonia u mbajt larg syrit të publikut, me hyrjen në varreza të kufizuar rreptësisht. Të dielën rreth mesditës, automjetet nisën të largoheshin nga varrezat El Prado, duke sinjalizuar përfundimin e ceremonisë.
Lionel Messi y su familia participaron en un funeral privado en Rosario, Argentina, para despedir a Jorge Messi, padre del futbolista.
— Meridiano (@Meridianoonline) August 9, 2026
El último adiós se llevó a cabo en un ambiente de intimidad y respeto, acompañado por sus seres más cercanos. ????️
???? Latinus pic.twitter.com/rMV8WIPuwi


