Kompania e sallamit e salciceve s`tregoi vendet nga e merr lenden e pare, AKU: Mbizoteron mishi nga jashte

Trending

Kompania e sallamit e salciceve s`tregoi vendet nga e merr lenden e pare, AKU:

Kompania e prodhimit te salciceve, sallamit, kremviceve dhe produkteve te tjera te mishit, EHW, refuzoi kerkesen zyrtare per informacion te drejtuar ne shtator 2025 per te dhene vendet e origjines nga ku merr lenden e pare per te prodhuar produktet qe hedh ne treg ne Shqiperi, megjithate, redaksia i ka siguruar keto te dhena ne rruge te tjera zyrtare.

Kompania e mishit, sallamit e salciceve refuzon të tregojë ku e blen lëndën e parë për produktet që shet në treg 

Pas refuzimit te perseritur te EHW, e cila refizoi ti ktheje pergjigje pyetjeve per sasine dhe vendet e origjines se lendes se pare qe ka marre jashte vendit vitet e fundit, redaksia iu drejtua Autoritetit Kombetar te Ushqimit.

Kompania e sallamit e salciceve s`tregoi vendet nga e merr lenden e pare, AKU:
Pergjigja ku EHW refuzon te jape informacionet e kerkuara per origjinen e lendes se pare

AKU, ne pergjigjen zyrtare tregoi edhe vendet e origjines se lendes se pare te perdorur nga EHW vitet e fundit. Sipas pergjigjes se AKU: Vendet e origjinës nga të cilat janë kryer importet janë Brazil, Kanada, Qipro, Paragruaj, Itali, Gjermani, Danimarkë, Poloni etj.    

Konkretisht, tabela zyrtare tregon edhe sasine e importuar nga EHW nder vite:

Viti 2022, 1624 ton lende e pare nga jashte

Viti 2023, 1785 ton lende e pare nga jashte

Viti 2024, 1881 lende e pare nga jashte

Viti 2025 deri tani, 615 ton lende e pare nga jashte

Ne raport me lenden e pare nga jashte, ne drejtuam pyetjen ku kerkuam: Të dhënat e raportuara për sasinë e mishit të siguruar nga burime të brendshme (prodhim vendas); gjate viteve 2022 deri ne 2025, cfare kategorie dhe lloji?

Pergjigja e AKU, ishte: Afersisht:

144 ton/vit mish gjedhi

2112 ton/vit mish derri

720 ton/vit te tjera

Ajo qe bie ne sy se kategoria mish gjedhi dhe te tjera eshte ne sasi te vogel nga brenda vendit duke mbizoteruar lenda e pare e marre nga jashte vendit. Ne zerin e lendes se pare te marre brenda vendit, me e larte se ajo e marre jashte eshte vetem ajo e mishit te derrit nese i referohemi te dhenave me perafersi te dhena nga AKU.

Redaksia kerkoi edhe: Te dhenat per sasine totale te produktit te hedhur ne treg nga kjo kompani vit pas viti, nga 2022 deri ne 2025?

Pergjigja e AKU, ishte: Afersisht:

57.6 ton qofte ne vit

2020.8 ton sallam ne vit

144 ton fileto pule ne vit

432 ton proshuta ne vit

120 ton te tjera ne vit.

Bazuar ne te dhenat e AKU, EHW ka nxjerre ne treg mesatarisht 2774.4 ton produkte ne vit.

 

ME TE LEXUARAT