139 vite të arsimit shqip, ekspozitë për këngët patriotike në 139-vjetorin e Mësonjëtores së Parë

Aktualitet

139 vite të arsimit shqip, ekspozitë për këngët

Në Ditën e Mësuesit, që shenjon edhe 139-vjetorin e hapjes së Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë, Muzeu i Arsimit organizoi ekspozitën në formë instalacioni “Shqipëri, atdhe i dashur”

Përmbledhje dhe botime të këngëve më të njohura patriotike shqiptare, si dhe autorët që përmes krijimtarisë së tyre zgjuan dashurinë për atdheun dhe ndjenjën kombëtare janë ekspozuar në ambientet e Muzeut të Arsimit për të risjellë në vëmendje historinë e këtyre këngëve që ndër vite kanë përcjellë mesazhe patriotike dhe i kanë dhënë jehonë gjuhës shqipe.

Por si çdo 7 mars muzeut nuk i munguan as vizitorët të cilët zgjedhin Korçën për të përjetuar nga afër historinë e arsimit shqiptar dhe për të njohur vendin ku nisi rrugëtimi i shkollës shqipe.

Kjo ekspozitë rikthen në vëmendje rolin që arti, kultura dhe arsimi kanë pasur në formimin e identitetit kombëtar dhe në ruajtjen e gjuhës shqipe ndër breza./Top Channel

ME TE LEXUARAT