“180 mijë dosje stok”/ Hoxha: Drejtësia në kolaps, shqiptarët ngrohen në diell

Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar mbrëmjen e sotme, se drejtësia në vendin tonë është në kolaps. Sipas tij reforma në drejtësi ka dështuar, ndërkohë që stoku i dosjeve ka shkuar në 180 mijë.
Hoxha thotë se SPAK heton vetëm 0,3% të dosjeve, ndërsa shton se pjesa tjetër e shqiptarëve ‘ngrohen në diell’.
“Reforma në Drejtësi ka dështuar. Ne e kemi dëmtuar në mënyrë të pariparueshme sistemin tonë të drejtësisë. E kemi çuar stokun 180 mijë dosje, e kemi në kolaps sistemin. Merremi vetëm me SPAK-un, kemi vendosur 20 kamera te dera e SPAK-ut dhe shohim kush hyn e kush del. SPAK-u sot heton 0,3% të dosjeve. Pjesa tjetër e shqiptarëve ngrohen në diell. Imagjino, gjyqi për shpifje i Ramës me Bashën deshi 7 vite kohë, kjo është reforma. Këtë nuk ia thonë asnjë ndërkombëtari, asnjë ambasadori. Në këtë vend nuk ka më drejtësi”, u shpreh Hoxha në ”Off the Record” në A2 CNN.


