Arrestohet drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, Gjykata e izoloi ne shtëpi, SPAK heton 12 tendera

Aktualitet

Arrestohet drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, Gjykata e izoloi ne

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj është në masë sigurie “arrest shtëpie” pas hetimeve të SPAK për abuzimeve me tenderat e zhvilluar në këtë institucion.SPAK është duke hetuar për 12 procedura tenderuese, në vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishmeNga hetimet rezulton se kriteret e tenderave janë paracaktuar nga kompanitë që garonin dhe në këtë mënyrë, ata arrinin të fitonin edhe milionat.

Po ashtu masë sigurie “arrest me burg” SPAK ka lëshuar edhe për një prej biznesmenëve përfitues në tendera, Ermal Beqirin.

Gjatë ditëve të fundit, hetuesit kanë thirrur dhe marrë në pyetjeve 25 zyrtarë të AKSHI-t, që janë kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është një institucion në qendër të akuzave për tenderat korruptivë. Disa kohë më parë një prej ish-zyrtarëve të AKSHI-t Daniel Shima u zhduk mistershëm për të paktën 10 orë dhe familja e tij bëri denoncim në polici. Daniel Shima sapo kishte dhënë dëshminë në SPAK për tenderat korruptivë.

PD ka denoncuar më herët një procedurë  prokurimi të kryer nga AKSHI. Sipas PD, objekti i prokurimit ishte ‘Përmirësimi i Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile’ me fond limit 3.8 milionë euro e cila u anulua me arsyetimin se nuk u paraqit asnjë ofertë e përshtatshme.

Sipas PD, në Tetor 2024 shpallet fituesi SOFT & Solution shpk në pronësi të Ermal Beqiraj me vlerë të ofertës 3.1 mil euro, ndërsa u skualifikuan dy kompani te tjera.

LEXO EDHE: Denoncimi i PD: Kompania SOFT & Solution e Ermal Beqirajt ‘pushton’ AKSH-in, SPAK të hetojë tenderat dhe veprimtarinë

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli mars 2025:

Në Qershor të v. 2024 AKSHI shpalli procedurën e prokurimit me objekt: ‘Përmirësimi i Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile’ me fond limit 3.8 mil euro e cila u anullua me arsyetimin se nuk u paraqit asnjë ofertë e përshtatshme.

E njëjta rishpallet në Shtator me objekt: ‘Përmirësimi i Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile-për Ministrinë e Brendshme’ dhe fondi ndryshon nga 3.8 mil euro në 3.6 mil euro nga këto:

2.5 mil euro implementimi afati 12 muaj.

1.1 mil euro mirëmbajtja afati 24 muaj.

Morën pjesë 3 oferta:

XION IT SYSTEMS GMBH  vlera 2.7 mil euro

SOFT Solution vlera 3.1 mil euro

ATOM vlera 3.4 mil euro

U skualifikuan 2 ndër to oferta më e ulët XION IT SYSTEMS GMBH  me arsyetimin se nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion të vlefshëm të kërkuar në DT.

Në Tetor 2024 shpallet fituesi SOFT & Solution shpk në pronësi të Ermal Beqiraj me vlerë të ofertës 3.1 mil euro.

1 muaj më pas AKSHI shpall një procedurë tjetër mirëmbajtjeje për Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, konkretisht me objekt: ‘Mirëmbajtje e Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile-për DPGJC’, fondi 1.9 mil euro dhe shpallet fitues ofertuesi i vetëm pjesëmarrës XION IT SYSTEMS GMBH  me vlerë të ofertës 1.9 mil euro.

Mbështetur në sa më lart së pari:

Në regjistrin e parashikimeve për 2024 AKSHI ka cilësuar se fondi që do përdorej  për regjistrin kombëtar të gjendjes civile do ishte 3.8 mil euro, ndërsa me dy procedurat e mësipërme për të cilat është njoftuar fituesi fondi tejkalon 5 mil euro.

Në procedurën e anuluar fondi ishte 3.8 mil në procedurën e rishpallur 3.6 mil, pse ndryshoi fondi dhe cili ishte justifikimi ligjor?!

Procedura e rishpallur në Shtator përmbante implementimin 12 muaj dhe mirëmbajtjen 24 muaj ndërkohë pas një muaji shpallet tender tjetër vetëm për mirëmbajtje me fond tjetër 1.9 mil euro duke mbivendosur jo vetëm afatin por edhe  fondet e buxhetit të shtetit.

Tani AKSHI të sqarojë për publikun dhe SPAK, procedura fiktive është ajo për implementim dhe mirëmbajtje të regjistrit kombëtar të gjendjes civile me vlerë 3.6 mil euro apo procedura për mirëmbajtjen e këtij regjistri me vlerë 1.9 mil euro…

Sipas verifikimeve tona AKSHI Në vitet 2020, 2022, 2024 të njëjtën procedurë mirëmbajtjeje e ka prokuruar me fiks 1.9 mil euro  dhe në të gjitha herët kontraktor ka qenë kompania austriake XION IT SYSTEMS GMBH .

Ndërsa Ermal Beqiri pronar i 6 bizneseve aktive, me kompaninë Soft & Solution ka marrë nga AKSHI mbi 30 milion euro nga të cilat 22.7 mil euro vetëm në v.2024.

Referuar deponimeve të ish nr.2 të qeverisë  Arben Ahmetajt, kompania Soft Solutions, në pronësi të Ermal Beqirit faturon rreth 80% të tenderave të AKSHI-t, e nëse investigohet rrjedha e parave tek tenderat e AKSHI-t do mbërrihet tek familja e kryeministrit….

I takon SPAK të hetojë me të vërtetë veprimtarinë e AKSHIT, si e pushtoi Ermal Beqiri këtë institucion dhe përfituesit realë të këtyre milionave..…

 

ME TE LEXUARAT