2 ditë para protestës së paralajmëruar, hiqet porta metalike dhe gardhi me tela në plazhin e Kakomesë
Lajmifundit
/
19 Qershor 2026, 21:19
Aktualitet

Në plazhin e Gjirit të Kakomesë ishte vendosur prej kohësh një portë, që ndalonte hyrjen e qytetarëve në këtë zonë të lakmuar bregdetare.
Por 2 ditë para protestës që ishte paralajmëruar për heqjen e kësaj porte dhe për ‘çlirimin’ e Plazhit të Kakomesë, porta metalike është hequr.
Nga pamjet e siguruara nga Mediat, porta metalike është hequr me një mjet vinç, sëbashku me gardhin me tela që ishte vendosur rreth portës.


