BE rikthen në fokus zgjerimin, Këshilli Evropian paralajmëron diskutim strategjik për zgjerimin në tetor

Bota

BE rikthen në fokus zgjerimin, Këshilli Evropian paralajmëron

Këshilli Evropian ka njoftuar se në takimin e tij të ardhshëm në tetor 2026 do të zhvillojë një diskutim strategjik mbi zgjerimin dhe reformat, duke u mbështetur në impulsin e ri të krijuar nga Deklarata e Granadës. Ky vendim u bë i ditur pas takimit të mbajtur më 18-19 qershor në Bruksel.

Europeanwesternbalkans bënë të ditur se në lidhje me Ballkanin Perëndimor, Këshilli Evropian mirëpriti mbajtjen e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, Mali i Zi, më 5 qershor 2026, i cili dha një shtysë të re për procesin e zgjerimit.

Në deklaratën e tij, Këshilli Evropian theksoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të punojë ngushtë me vendet e rajonit dhe të mbështesë përpjekjet e tyre për reforma në rrugën drejt anëtarësimit.

Ai nënvizoi përkushtimin për të çuar përpara integrimin gradual midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor gjatë procesit të zgjerimit, në një mënyrë të bazuar në meritë dhe të kthyeshme.

“Duke kujtuar përfundimet e tij të mëparshme, Këshilli Evropian përsërit se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të punojë ngushtë me Ballkanin Perëndimor dhe të mbështesë përpjekjet e tyre për reforma në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE. Këshilli Evropian mbetet i përkushtuar për të çuar përpara integrimin gradual midis Bashkimit Evropian dhe rajonit gjatë vetë procesit të zgjerimit në një mënyrë të bazuar në meritë dhe të kthyeshme”, thuhej në njoftimin për shtyp.

ME TE LEXUARAT