5 milion lekë gjobë drejtuesit të mjetit në Ksamil, hyri me mjet lundrues mes pushuesve

Aktualitet

5 milion lekë gjobë drejtuesit të mjetit në Ksamil, hyri me

Një drejtues Jet Ski-je është ndëshkuar me 500 mijë lekë të rinj dhe i është bllokuar mjeti lundrues, pasi hyri brenda perimetrit të sigurisë në plazhin e Ksamilit, duke rrezikuar pushuesit.

Sipas Policisë së Shtetit, shkelja u konstatua nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare gjatë patrullimit në sektorin detar të Ksamilit, në zonën e njohur si “Bar Bistro”

Pas përfundimit të veprimeve administrative, mjeti lundrues u bllokua, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi me iniciale P. S. u gjobit me masë administrative në vlerën 500 mijë lekë të rinj.

Policia apelon ndaj të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to të respektojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke mos rrezikuar jetën dhe sigurinë e pushuesve.

Kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare do të vijojnë edhe në ditët në vijim, me fokus parandalimin e shkeljeve që cenojnë sigurinë në det.

ME TE LEXUARAT