Afrim Qendro emërohet në krye të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

Pas largimit nga detyra si Prefekt i Tiranës, Afrim Qendro është emëruar në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Deri para pak ditësh, Qendro ka mbajtur detyrën si Prefekt i Tiranës, ku u zëvendësua nga Shkëlqim Hajdari.
Qendro ka patur një sërë detyrash të larta publike ashtu sikurse politike si kordinator elektoral i PS në Qarqet e Tiranës dhe Vlorës, anëtar i Asamblesë Kombëtare dhe në Asamblenë e Tiranës.
Qendro fillimisht ka qenë drejtues i Ndërmarrjes Nr.1 në Bashkinë e Tiranës, më tej drejtues i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës; drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar; nënkryetar i Bashkisë së Vlorës dhe së fundi Prefekt i Qarkut të Tiranës.


