EMRI/ Qëllohet me armë brenda filialit të Fibank në Tiranë, policia nuk thotë nëse u grabitën paratë

Bardhyl Fusha është i arrestuari i cili tentoi të grabiste sot, 12 shkurt, bankën e nivelit të dytë, “Fibank”, në zonën e ish-parkut të autobusëve në Rrugën e Kavajës.
Sipas policisë, mësohet se Bardhyl Fusha ka ka qëlluar një herë me armë në dysheme, pasi në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë dhe arma. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

NJOFTIMI
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit.
Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin.


