“Kam borxhe”- Dështoi të grabiste 20 mln lekë në bankë, zbardhet dëshmia e autorit, 58-vjeçari, sipërmarrës në ndërtim

Aktualitet

“Kam borxhe”- Dështoi të grabiste 20 mln lekë në

“Kam borxhe, ndaj hyra në bankë se më duheshin lekët”, kështu ka deklaruar autori i cili dështoi të grabiste 20 milionë lekë në filialin e FiBank në zonën e ish parkut të autobusëve në Tiranë.

58-vjeçari, Bardhyl Fusha, i cili rezulton të jetë një sipërmarrës në ndërtim, u arrestua pak minuta pasi kreu grabitjen dhe arriti të merrte 20 milionë lekë të vjetra.

58-vjeçari ka qenë i proceduar disa herë pas denoncimeve nga klientët për mos-shlyerje pagesash. Dyshohet se ai ka borxhe të pashlyera dhe për këtë qëllim ka ndërmarrë këtë akt.

Fusha teksa mbante në dorë në çantë sportive, brenda saj kishte fshehur një kallashnikov, dhe sapo hyri në ambientet e bankës, qëlloi me armë në dysheme.

“Kam borxhe”- Dështoi të grabiste 20 mln lekë në

Më pas ai shkoi te një nga arkat dhe mori shumën e parave, por u neutralizua në derën e sigurisë dhe më pas u arrestua nga policia.

ME TE LEXUARAT