Aksident buzë detit në Vlorë, makina përplaset me rrethimin e vilës qeveritare

Aktualitet

Aksident buzë detit në Vlorë, makina përplaset me rrethimin

Mëngjesin e sotëm në Vlorë, një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me rrethimin e vilës qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë.

Sipas informacionit paraprak, shkaku i humbjes së kontrollit mbi automjetin ende nuk është i qartë. Në vendngjarje ka ndërhyrë menjëherë policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.

ME TE LEXUARAT