Dhunuan autorin e plagosjes me thikë në Dvoran, Gjykata liron 4 të arrestuarit! Për autorin masa do jepet në spital
Katër persona të arrestuar pas ngjarjes së plagosjes së 27-vjeçarit Ari Kodra në fshatin Dvoran (Mollaj) dolën sot para Gjykatës së Korçës.
Gjykata vendosi:
• Masë detyrim paraqitje për Isuf Dalip, Dhimitër Kodra dhe Bilal Shkëmbi.
• Masë hetimi në gjendje të lirë për Thanas Paskali.
Ngjarja ndodhi pasi Aleks Qiqi, me precedentë penalë për plagosje dhe drogë, goditi me thikë Kodrën, duke shkaktuar plagë në shpatull dhe pranë zemrës. Pas sulmit, personat e tjerë reaguan duke goditur Qiqin me grushte dhe shkelma, duke e plagosur lehtë.
Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi dëmtimet e Qiqit. Masa për autorin e plagosjes do të zhvillohet në spitalin rajonal të Korçës, ku ai po merr ndihmë mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti verbal në një lokal, ku Qiqi u largua për të marrë thikën dhe më pas plagosi Kodrën.