Aksident detar në liqenin e Kukësit/ Përplasen dy jet ski, përfundojnë në spital 2 persona

Aktualitet

Aksident detar në liqenin e Kukësit/ Përplasen dy jet ski,
Dy persona mbetën të lënduar lehtë pas përplasjes së dy jet ski-ve në liqenin e Kukësit. Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 18:15.

Njëri prej mjeteve drejtohej nga 29-vjeçari E.T., ndërsa tjetri po afrohej drejt bregut për t’u ankoruar.

Të dëmtuar mbetën E.T. dhe pasagjeri E.P., 46 vjeç.

Ata u transportuan në Spitalin e Prizrenit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. 29-vjeçari është proceduar për “Plagosje të lehtë nga pakujdesia”, ndërsa të dy Jet Ski-t janë sekuestruar. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

ME TE LEXUARAT